July 6, 2026
1 min read

PSRK-ja lavdërohet për aksionet për trafikim droge e shpërlarje parash

Në konferencë erdhën, por asnjëri nga 5 prokurorët e departamenteve të ndryshme të Prokurorisë Speciale nuk morën fjalën.

Për aksionin e një javë më parë, që u zhvillua me autoritetet ndërkombëtare e që në Kosovë u sekuestruan asete me vlerë 1 milion euro që kishin të bënin me një rrjet pastrimi parash të trafikimit të drogës, foli kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Isufaj lavdëroi institucionin që udhëheq, teksa u kursye në dhënien e informacioneve për rastin.

“Ky operacion është realizuar në kuadër të një hetimi, një pastrimi transnacional të të ardhurave të nxjerra nga trafikimi i drogës nga autoritet italiane dhe franceze, të koordinuar nga Europli dhe Eurojust e në bashkëpunim të plotë me PSRK-në. Në kuadër të këtij rasti janë arrestuar dy persona në shtator të 2025 nën dyshimin për kryerjen e veprave penale pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpërlarja e parave, operacioni në fjalë është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional”, ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i PSRK-së.

Në konferencë, Isufaj foli edhe për punën e departamenteve të tjera, përfshirë edhe hetimin e krimeve të luftës.

“Këtë vit kemi realizuar edhe dy aksione që lidhen me krime të lufres, në këtë drejtim me masakrën e Reçakut janë arrestuar 5 persona, ndërsa me një operacion tjetër të kryer në Syridan janë arrestuar 5 persona për krime lufte, pastaj hetimet për lagjen në familjen Jashari së shpejti do finalizohen”, , ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i PSRK-së.

I pyetur rreth deklaratave politike të zyrtarëve të shtetit, ku vazhdimisht kritikohet, Isufaj ishte i shkurtër në përgjigje.

“Këtu jan pyetje që mund të ja drejtoni Këshillit Prokurorial të Kosovës, megjithatë unë nuk i komentoj deklaratat politike të askujt, nuk bij pre e askujt kaq”, ka thënë Blerim Isufaj – Kryeprokuror i PSRK-së.

Isufaj i ka vlerësuar si sukses të PSRK-së, aktgjykimet dënuese të shpallura në rastet e spiunazhit si dhe në rastin Banjska, nga shkalla e parë, tek përmendi se së shpejti do nis gjykimi edhe për rastin e Iber Lepencit.

Latest from Blog

Go toTop