Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e derivateve që vlejnë për ditën e premte.
Sipas njoftimit, një litër naftë (diesel) do të shitet me çmim maksimal prej 1.66 euro, ndërsa benzina me 1.42 euro për litër. Çmimi maksimal i gazit është caktuar në 0.60 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi duke filluar nga ora 10:00.