August 31, 2026
1 min read

PUNIME NË AUTOUDHË, MINISTRIA APELON PËR KUJDES: RESPEKTONI SHPEJTËSINË DHE SINJALISTIKËN

Ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë punimet në terren për mirëmbajtjen e autoudhës dhe përmirësimin e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Në kuadër të ndërhyrjeve, vëmendje e veçantë po i kushtohet ripërtëritjes dhe zëvendësimit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale përgjatë segmenteve ku është e nevojshme.

Nga ekipet përgjegjëse është kërkuar që punimet të realizohen me intensitet dhe të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet në kushte sa më të sigurta.

Ministria ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë kohës së zhvillimit të punimeve, ndërsa ka apeluar te drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar.

Shoferëve u kërkohet të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe sinjalistikën e vendosur në zonat ku po zhvillohen punimet, me qëllim të mbrojtjes së tyre dhe të punëtorëve që janë të angazhuar në terren.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop