Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka kritikuar mosmbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se arsyetimi për t’u lënë më shumë kohë partive politike për negociata është “qesharak dhe i papërgjegjshëm”.
Kryeziu ka deklaruar se partitë kanë pasur mjaftueshëm kohë për negociime dhe se ato mund të vazhdojnë edhe pas konstituimit të Kuvendit.
Sipas tij, institucionet e vendit po funksionojnë prej një kohe të gjatë me zgjidhje të përkohshme, ndërsa mungesa e marrëveshjeve po dëmton procesin institucional.
Ai ka kritikuar edhe partitë opozitare, duke thënë se nuk kanë ndërmarrë hapa konkretë për konstituimin sa më të shpejtë të Kuvendit.
/Demantim News/