July 17, 2026
1 min read

Qeveria ndan sërish mjete për tekstet shkollore të nxënësve në Luginën e Preshevës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar disa vendime në mbledhjen elektronike të mbajtur sot.

Ndër vendimet kryesore është ndarja e 255,153.45 eurove për sigurimin e teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për vitin shkollor 2025/2026.

Po ashtu, është miratuar dhënia në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim e pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës për nevojat e KRU “Mitrovica”, në kuadër të projektit për furnizimin me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit.

Qeveria ka ndarë edhe 40 mijë euro për mbështetjen e ngjarjeve ndërkombëtare në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, nga 20 mijë euro për FLOSSK dhe Innovation Centre Kosovo (ICK). /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop