Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, e cila tha se po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë.
Manxhuka, në emër të Qeverisë, ka thënë se problemi qëndron te mungesa e një distancimi të Serbisë nga politikat e kohës së Millosheviqit.
Sipas tij, deklarata të tilla nuk duhet të shihen vetëm si qëndrime individuale, por si pjesë e një qasjeje që, sipas tij, Serbia nuk e ka braktisur plotësisht.
“Është e rëndësishme që të gjithë ta dënojnë këtë gjuhë dhe ta kenë parasysh kur flasin me Serbinë për integrim, reforma dhe fonde”, ka shkruar Manxhuka.
Ai ka bërë thirrje që aktorët ndërkombëtarë të reagojnë ndaj deklaratave të tilla, duke theksuar se ato bien ndesh me përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon.
Deklarata e ministres serbe ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë dhe më gjerë, /Demantim News/.