Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Kërvasari të Malishevës, po vazhdon të marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
26-vjeçari kishte mbetur i plagosur në të njëjtin rast dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së.
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore nuk ka ndryshuar.
“Gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë”, ka deklaruar Qyqalla.
Ajo ka shtuar se pacienti po merr trajtimin e nevojshëm dhe po monitorohet vazhdimisht nga ekipet mjekësore.