July 16, 2026
1 min read

Quni nuk jep detaje për Kuvendin e LDK-së: Informacionet do t’i merrni me kohë

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se brenda partisë ende nuk është diskutuar për kërkesat për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm dhe iniciativat për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Quni ka deklaruar se për çdo zhvillim opinioni do të njoftohet me kohë.

“Ende nuk i kemi hapur këto tema, nuk kemi pasur diskutim për këto çështje”, ka thënë ai.

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj kërkesave për shkarkimin e Abdixhikut, Quni tha se këtë do ta shprehë në strukturat e LDK-së.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop