Një qytetar nga Vitia ka treguar ndershmëri dhe përgjegjësi qytetare, duke dorëzuar në Stacionin Policor një portofol të gjetur me dokumente personale, karta bankare dhe para të gatshme.
Për Demantim News, Policia bëri të ditur se qytetari B. Haziri është paraqitur vullnetarisht në stacion dhe ka dorëzuar portofolin që kishte gjetur.
Pas pranimit të tij, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, duke identifikuar pronarin legjitim dhe duke ia kthyer të gjitha sendet e humbura, përfshirë dokumentet, kartat bankare dhe shumën e parave.
Policia e Kosovës e ka vlerësuar këtë veprim si shembull të ndershmërisë dhe bashkëpunimit me institucionet, duke theksuar se besimi ndërmjet qytetarëve dhe Policisë mbetet një ndër shtyllat kryesore të sigurisë në komunitet.
/Demantim News/