Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka vizituar qumështoren “VITA”, ku është njoftuar nga afër me procesin e prodhimit, investimet në teknologji dhe bashkëpunimin me fermerët vendorë.
Rafuna ka vlerësuar zhvillimin e kompanisë, duke theksuar se investimet në makineri, rritja e kapaciteteve dhe lidhja e qëndrueshme me fermerët janë të rëndësishme për një industri më konkurruese.
Ai ka përmendur edhe zgjerimin e bashkëpunimit të “VITA”-s me fermerët, cilësinë e produkteve dhe prezencën e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Rafuna ka bërë thirrje për mbështetje më të madhe institucionale ndaj prodhuesve vendorë, me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe forcimin e produkteve “Made in Kosova” në tregjet e huaja.