Një burrë është arrestuar të martën në Rahovec, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sharë, ofenduar e shqetësuar anëtarët e familjes.
Sipas policisë, familjarët e kanë paraqitur rastin në polici pasi ndihen të kërcënuar nga i dyshuari.
“I njëjti me vendim të prokurorit pas inicimit ë rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.