August 4, 2026
1 min read

Rama dhe Kurti takohen në Qeveri për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke theksuar se bëhet fjalë për projektin më të madh ndërkombëtar që i është besuar ndonjëherë Kosovës.

Sipas tij, organizimi i këtij eventi përbën një mundësi të rëndësishme për promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ndërsa ka nënvizuar se koha duhet të shfrytëzohet maksimalisht për realizimin e përgatitjeve.

Rama është shprehur se institucionet kanë një përgjegjësi të madhe në këtë proces, duke vënë theksin te nevoja për planifikim, koordinim dhe vendimmarrje të vazhdueshme.

Ai shtoi se Komuna e Prishtinës do të vazhdojë t’i përmbushë të gjitha obligimet që i takojnë me përgjegjësi, profesionalizëm dhe përkushtim.

Latest from Blog

Go toTop