Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ekipin e Komunës, i është bashkuar nismës në mbështetje të drejtësisë dhe pafajësisë për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Në kuadër të kësaj iniciative, Komuna e Prishtinës ka ndarë një hapësirë publike pranë objektit të Reporting House, ku qytetarët mund të shprehin përkrahjen e tyre.
Rama ka vendosur nënshkrimin e tij në këtë hapësirë, duke dhënë simbolikisht mbështetjen për nismën qytetare.
Fushata synon të mbledhë sa më shumë mbështetje publike dhe solidaritet me ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me proces gjyqësor para Dhomave të Specializuara në Hagë.