by
December 9, 2025
1 min read

Rama pas betimit, zotohet se do ta kryejë detyrën me ndershmëri dhe besnikëri

Përparim Rama ka marrë zyrtarisht udhëheqjen e Komunës së Prishtinës, pas betimit që bëri sot në seancën inaugurale.

Në ceremoninë solemne, Rama u betua se do t’i kryejë të gjitha detyrat si udhëheqës i kryeqytetit me ndershmëri, besnikëri, në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

“Kënaqësi e veçantë të jem këtu. Urime edhe për ju, anëtarë të Kuvendit të Kryeqytetit. Bazuar në Nenit 57 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, me rastin e zgjedhjes sime si kryetar i Komunës, bëj betimin solemn para jush.

Unë, Përparim Rama, betohem se do t’i kryej detyrat dhe do t’i ushtroj kompetencat si kryetar i Komunës së Prishtinës me nder dhe besnikëri, në mënyrë të paanshme, me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin, në mënyrë që të sigurohen kushte për një jetë të qetë për të gjithë. Faleminderit”, tha Rama.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop