Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar për gjendjen e raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ngritur shqetësime për pezullimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në.
Rama tha se, derisa SHBA ka nisur një proces të ri bashkëpunimi strategjik me Serbinë në fusha si energjia, siguria, teknologjia dhe infrastruktura, marrëdhëniet strategjike me Kosovën mbeten të ngrira.
Ai kërkoi përgjigje nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke pyetur se si Kosova ka arritur në një pikë ku partneriteti me aleatin kryesor është vënë në pikëpyetje.
“Si ka mundësi që marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara kanë arritur në këtë nivel?”, shkroi Rama, duke e cilësuar situatën si një nga momentet më të vështira në raportet Kosovë–SHBA, raporton /Demantim News/.