July 29, 2026
1 min read

Rama: Shqipëria nuk gjykohet me perceptime, por me fakte

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas publikimit të të dhënave të monitorimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), duke theksuar se ato dëshmojnë me fakte se Shqipëria nuk ka lidhje me autokracitë.

Sipas Ramës, të dhënat janë të bazuara në matje konkrete dhe jo në perceptime, ndërsa i cilësoi si të pabazuara akuzat që e paraqesin vendin si regjim.

Ai publikoi statistikat e AMA-së, sipas të cilave gjatë muajit qershor 2026, nga 402.47 minuta mbulim për partitë politike në edicionet kryesore të lajmeve, Partia Socialiste zuri 36.05% të kohës së transmetimit, ndërsa opozita në tërësi 63.95%.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop