July 26, 2026
1 min read

Rama: Shqipëria pranë Gjermanisë pas sulmit në Berlin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas sulmit të rëndë gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ku një person humbi jetën dhe 16 të tjerë mbetën të plagosur.

Përmes një postimi në platformën X, Rama shprehu solidaritetin e Shqipërisë me Gjermaninë dhe popullin gjerman, duke dënuar ashpër urrejtjen, dhunën dhe ekstremizmin.

Siç raporton Demantim News, Rama u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimës, uroi shërim të shpejtë për të plagosurit dhe theksoi se Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë në këto momente të vështira.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop