Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për renovimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 5 në lagjen Dardani–Ulpianë, në kuadër të projektit për rritjen e efiçiencës energjetike.
Sipas Ramës, pas përfundimit të zëvendësimit të dritareve, aktualisht po realizohet izolimi i jashtëm i objektit.
“Po rinovohet Qendra e Mjekësisë Familjare 5 në Dardani–Ulpianë. Pas zëvendësimit të dritareve, po realizohet izolimi i jashtëm i objektit, në kuadër të projektit me Bashkimin Evropian dhe BERZH-in për rritjen e efiçiencës energjetike”, ka shkruar Rama.
https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/1332568052373036?ref=embed_post