August 12, 2026
1 min read

Ramadani kërkon përgjegjësi nga Haxhiu e Dehari: Kush e lejoi të dyshuarin të hynte në Kuvend?

Deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas arrestimit të personit të dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt, duke kërkuar përgjegjësi nga Albulena Haxhiu dhe kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

Ramadani pretendon se personi i dyshuar nuk është mërgimtar dhe ka ngritur pikëpyetje se si ai është lejuar të hyjë në Kuvend në ditën kur institucioni ishte hapur për vizita të mërgimtarëve.

“Albulena Haxhiu dhe Avni Dehari do të jepni përgjegjësi!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kërkuar sqarime se kush e ka ftuar dhe kush e ka lejuar personin të hyjë në Kuvend, si dhe nëse ai njihej më herët nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ramadani ka ngritur edhe akuza të tjera ndaj të dyshuarit dhe VV-së, por nuk ka paraqitur në postimin e cituar prova që i vërtetojnë ato.

I dyshuari për kërcënimin ndaj Haradinajt është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme, ndërsa rasti po trajtohet në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop