August 20, 2026
1 min read

Ramë Lahaj me “kandidaturë” për president të Kosovës: Neve rugovasve na shkon kryetarllëku

Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj, ka bërë një postim me tone ironike rreth zhvillimeve politike dhe diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lahaj ka bërë shaka duke lënë të kuptohet se po “hap kandidaturën” si kandidat i pavarur për president.

“Hapi kandidaturën si president i pamvarun”, ka shkruar Lahaj.

Ai ka vazhduar me humor, duke iu referuar prejardhjes së tij nga Rugova.

“Neve Rugovaseve na shkon kryetarallaku! Na veç një të keqe e kemi që filozofisë tonë i duhen së paku nja dy dekada me u kuptu, edhe pse nuk është që na bën shumë përshtypje fakti që humbim kohë”, ka shkruar ai.

Megjithatë, Lahaj ka sqaruar se postimi ishte me shaka, duke dhënë edhe një mesazh optimist.

“Pak shaka, po ditë të mira kanë me ardhë”, ka shkruar tenori.

Postimin ai e ka shoqëruar me një fotografi nga një vizitë e mëhershme në Parlamentin e Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop