Sistemi i drejtësisë vazhdon të mbetet i ngarkuar me numër të madh lëndësh.
Instituti i Kosovës për Drejtësi publikoi raporte, sipas të cilave, një prokuror ka në duar mesatarisht 886 lëndë në trajtim.
E krejt kjo bën që i gjithë sistemi të funksionojë tepër ngadalë.
Publikimi i këtyre raporteve u mbështet nga Kombet e Bashkuara, përfaqësues të së cilës u ndanë të kënaqur me punën e bërë.
Problematikë tjetër që prek sistemin doli se është edhe mungesa e përkthyesve të gjuhës serbe, sfidë kjo që do adresohet për t’u përmirësuar.