Ka dështuar të mbahet seanca fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj gjashtë të akuzuarve për ngritjen e barrikadave në veri në dhjetor të vitit 2022.
Seanca u shty për shkak të mungesës së njërit prej të akuzuarve dhe avokatit mbrojtës. Gjyqtari Rrahman Beqiri bëri të ditur se munguan Dushan Maksimoviq dhe avokati i tij Mahmut Halimi, ndërsa mungoi edhe i akuzuari Nemanja Joloviq, i cili sipas Policisë është shpërngulur në Serbi.
Prokuroria Speciale i akuzon gjashtë personat për pengim të institucioneve të Kosovës dhe veprime kundër rendit kushtetues, lidhur me barrikadat e vendosura në veri gjatë dhjetorit 2022.
Në mesin e të akuzuarve është edhe Dushan Maksimoviq, i dënuar për sulmin terrorist në Banjskë. /Demantim News/