Shqipëria po përballet me një fluks të lartë turistësh gjatë sezonit veror, me deri në 56 mijë pasagjerë të përpunuar brenda një dite vetëm në Aeroportin e Rinasit.
Siç raporton /Demantim News/, autoritetet shqiptare kanë shtuar masat për menaxhimin e sezonit turistik, duke rritur kapacitetet e Policisë Kufitare dhe shërbimeve doganore.
Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë përmirësuar përmes sistemit e-Gate dhe përditësimit të pajisjeve kufitare, me qëllim uljen e pritjeve dhe lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve.
Krahas menaxhimit të fluksit, autoritetet kanë shtuar kontrollet kundër krimeve ndërkufitare, përfshirë trafikun e drogës, kontrabandën dhe migracionin e paligjshëm.