Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë të ditur se gjatë qershorit 2026 është shënuar rënie e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara.
Sipas raportit, numri i bizneseve të reja ka rënë 1.4% krahasuar me muajin maj, ndërsa në krahasim me qershorin 2025 rënia arrin në 5.1%.
Aktivitetet me më së shumti regjistrime ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, si dhe akomodimi dhe shërbimet e ushqimit.
Gjatë këtij muaji u regjistruan 1,088 mikro-ndërmarrje dhe vetëm 4 ndërmarrje të vogla, ndërsa nuk u regjistrua asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.
/Demantim News/