Këngëtarja kosovare Rina Balaj po i shijon pushimet verore në një destinacion bregdetar, ndërsa ka ndarë disa momente me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Në një fotografi të publikuar në InstaStory, ajo shfaqet në një jaht, e veshur me bikini dhe duke shijuar atmosferën buzë detit.
Me paraqitjen e saj verore, Rina ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ndërsa ka vazhduar të ndajë momente nga udhëtimet dhe përditshmëria e saj në rrjete sociale.

