July 17, 2026
1 min read

Rrëshqet dheu: “Lëviz” shtëpia, s’e mbajnë as themelet

Një shtëpi në rrugën “A” të Prishtinës ka filluar të shembet, meqë dheu nën të rrëshqet qysh moti. Por të premten në mesditë, shembja u masivizua. Andaj policia e zjarrfikësit vunë perimetrin e sigurisë dhe pezulluan punimet e rrugës përkohësisht.

Pronari i shtëpisë fajin ia lë kompanisë që po bën ndërtimet në rrugë.

Kompania “SA Sallahu” mohon këtë akuzë pasi thonë se nuk e kanë gërryer dheun, derisa shtojnë se reshjet kanë ndikuar në rrëshqitjen e këtij trualli.

Arsyen saktë s’e di, por se rrezik kishte e pranon drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave, Lulzim Fushtica, i cili thotë se ka marrë masa paraprake meqë më parë ishte shembur edhe një shtëpi tjetër.

Ndërkohë, pronari i objektit thotë se kërkoi leje prej 2014-es për legalizimin e tokës, por që nuk mori asnjë përgjigje nga komuna.

Drejtoria e Pronës lidhur me këtë rast nuk ka dhënë ndonjë shpjegim. Në anën tjetër, nga drejtoria e Emergjencave njoftuan se do të evakuohen edhe banorët tjerë të rrezikuar që jetojnë në këtë zonë.

Latest from Blog

Go toTop