Kanë kaluar afro tri orë prej kur ka nisur takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, i cili po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Bisedimet po mbahen në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik dhe për konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Në takim janë të pranishëm edhe përfaqësues të tjerë të të dyja subjekteve politike. Nga Lëvizja Vetëvendosje po merr pjesë Hekuran Murati, ndërsa nga LDK-ja Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.
Deri në këto momente nuk ka pasur prononcime për media dhe nuk është bërë e ditur nëse palët kanë arritur ndonjë dakordim për zgjidhjen e situatës politike.