July 10, 2026
1 min read

Rrethohet zona në Ferizaj, në vendin ku theren me thikë dy qytetarë

Ferizaj është tronditur mëngjesin e sotëm nga një sulm me thikë që ka lënë të plagosur dy qytetarë. Ngjarja ndodhi pranë Postës Qendrore, ndërsa zona është rrethuar nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Një person ka sulmuar qytetarët me thikë në afërsi të postës së qytetit. Për pasojë dy persona janë plagosur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmuesi ka të ngjarë të jetë me të meta psiqike. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Indeksonline.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të Postës Qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Kanun Veseli

Latest from Blog

Go toTop