August 3, 2026
1 min read

Rrezik për punëtorët, pezullohen punimet në një kantier ndërtimi në Ferizaj

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, pasi gjatë një inspektimi ka konstatuar parregullësi në montimin e vinçit, të cilat paraqisnin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit, pas evidentimit të shkeljeve, inspektorët kanë nxjerrë vendim për pezullimin e punimeve deri në eliminimin e të gjitha mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

“Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këtë objekt deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftim.

Inspektorati thekson se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës dhe u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Latest from Blog

Go toTop