April 6, 2026
1 min read

Rriten aksidentet me motor në Kosovë, katër të rinj në gjendje të rëndë, po trajtohen në QKUK

Aksidentet me motor po shpeshtohen kohëve të fundit në Kosovë, duke sjell pasoja të rënda për drejtuesit e tyre.

Së fundmi, janë regjistruar disa aksidente në rajonin e Ferizajt dhe të Llapit, ku disa persona kanë pësuar lëndime serioze.

Sipas informacioneve, katër të rinj janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në Mjekimin Intensiv Qendror, në gjendje të rëndë.

Autoritetet vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes maksimal dhe respektim të rregullave të trafikut, ndërsa aksidentet me motor vazhdojnë të jenë shqetësim për komunitetin.

Latest from Blog

LDK hap dyert: A po vjen rikthimi i Vjosa Osmanit?

Mundësia e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës është diskutuar në emisionin “Kosova Today”, pas deklaratave të sekretarit organizativ të LDK-së, Visar Azemi, i cili la të hapur

Suspendohen një rreshter dhe toger i policisë

Inspektorati Policor i Kosovës, përmes Departamentit të Hetimeve, ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve të Policisë së Kosovës në dy raste të ndara, të cilat dyshohen për kryerje të veprave penale gjatë
Go toTop