July 26, 2026
1 min read

Rriten hyrjet nga Kosova drejt Shqipërisë

Pika Kufitare e Morinës ka regjistruar fluksin më të lartë të udhëtarëve nga Kosova gjatë fundjavës së fundit të korrikut, me rritje të ndjeshme të hyrjeve drejt Shqipërisë.

Sipas të dhënave zyrtare, nga 25 korriku ora 05:00 deri më 26 korrik ora 08:30, në territorin shqiptar kanë hyrë 45.518 shtetas të Kosovës me 12.790 automjete.

Siç raporton Demantim News, autoritetet kufitare e lidhin këtë fluks me nisjen e pushimeve verore dhe ardhjen e diasporës, ndërsa në Morinë janë angazhuar të gjitha sportelet për të përballuar rritjen e qarkullimit dhe për të përshpejtuar procedurat kufitare.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop