Numri i shkurorëzimeve në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajit qershor 2026, ku janë regjistruar gjithsej 147 raste, 30 më shumë krahasuar me muajin paraprak.
Sipas të dhënave administrative, në maj ishin evidentuar 117 shkurorëzime, ndërsa në qershor numri u rrit në 147, që përbën një rritje prej 25.6 për qind.
Në të njëjtën periudhë është rritur edhe numri i martesave. Gjatë qershorit janë regjistruar 1,279 kurorëzime brenda dhe jashtë Kosovës, krahasuar me rreth 1,037 në maj, duke shënuar rritje prej 23.3 për qind.
Megjithatë, këto shifra nuk nënkuptojnë se martesat e lidhura gjatë qershorit janë ato që janë prishur po në atë muaj. Shkurorëzimet e regjistruara mund t’u referohen martesave të lidhura vite më parë.
Të dhënat demografike tregojnë se në qershor janë regjistruar edhe 2,674 lindje, 14.9 për qind më shumë se në maj, si dhe 920 vdekje, me rritje prej 5.6 për qind krahasuar me muajin paraprak.
Të gjitha këto të dhëna janë bazuar në regjistrimet administrative përkatëse.