Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka trajtuar 125 raste të reja gjatë periudhës 17–31 korrik, ku pjesën më të madhe e përbëjnë rastet e dhunës në familje.
Për Demantim News, Zyra njoftoi se nga gjithsej 125 raste, 87 kanë të bëjnë me dhunën në familje, ndërsa janë trajtuar edhe 4 raste të vrasjes në tentativë, 3 raste të dhunimit, 1 rast i trafikimit me njerëz, 1 rast i krimeve të luftës, si dhe raste të tjera të kanosjes, sulmit, rrëmbimit dhe ngacmimit seksual.
Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 109 seanca gjyqësore dhe 20 seanca në prokurori, ndërsa janë ofruar dhjetëra këshilla juridike, referime në strehimore dhe mbështetje për viktimat përmes urdhrave mbrojtës dhe përfaqësimeve institucionale.
/Demantim News/