April 6, 2026
1 min read

Rritet numri i bizneseve të reja, vetëm në shkurt u regjistruan mbi një mijë

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti janë regjistruar gjithsej 1 mijë e  176 ndërmarrje të reja. E që  krahasuar me muajin paraprak, kemi ngritje për 10.9 % të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kemi ngritje për 15.5% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij mujori ishin:

Tregti me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 280 (23.8%), Ndërtimtari me 126 (10.7%), Prodhim me 123 (10.5%), Akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 120 (10.2%), etj.

Në kategorinë “Mikro Ndërmarrje” që ka nga 0 deri në 9 të punësuar,  janë gjithsej 1 166 ndërmarrje të regjistruara. Në kategorinë “Ndërmarrje të Vogla” 10 deri 49 të punësuar  janë gjithsej 9 ndërmarrje të regjistruara. Ndërkaq në kategorinë  “Ndërmarrje të Mesme”  me 50 deri 249 të punësuar,  është vetëm 1 ndërmarrje.

Kurse në kategorinë “Ndërmarrje të Mëdha“ 250+  nuk ka  asnjë ndërmarrje të regjistruara këtë muaj.

 Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të regjioneve: Regjioni i Prishtinës prinë me 485 ndërmarrje të regjistruara (41.2%).

 Regjioni i Prizrenit me 132 (11.2%)

Regjioni i Ferizajt me 125 (10.6%)

Regjioni i Mitrovicës me 114 (9.7%)

Regjioni i Pejës me 113 (9.6%)

 Regjioni i Gjilanit me 104 (8.8%) dhe Regjioni i Gjakovës me 103 (8.8%).

Latest from Blog

Go toTop