Në muajin maj 2026 janë regjistruar gjithsej 2 mijë e 328 lindje brenda dhe jashtë Kosovës.
Sipas të dhënave, 1 mijë e 212 të lindurve janë meshkuj dhe 1 mijë e 116 femra. Krahasuar me prillin, numri i lindjeve është rritur për rreth 3 për qind, raporton Demantim News.
Gjatë të njëjtit muaj janë regjistruar 871 raste të vdekjeve, që është 4.9 për qind më pak se në muajin paraprak.

