July 23, 2026
1 min read

Rritet numri i të lënduarve, QKUK përballet me fluks të madh

Rritja e numrit të aksidenteve në trafik gjatë sezonit veror po vazhdon të rëndojë kapacitetet e Klinikës Emergjente dhe Klinikës së Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas mjekëve, fluksi i pacientëve ka bërë që shpesh të mos ketë shtretër të lirë për trajtimin e rasteve të rënda, pasi në repart trajtohen edhe pacientë të tjerë që kanë nevojë për mbështetje intensive të jetës.

Siç raporton Demantim News, aksidenti i fundit në magjistralen Prishtinë–Pejë, ku humbi jetën një 20-vjeçar që drejtonte motoçikletën, e ka çuar në 46 numrin e viktimave në komunikacion në Kosovë që nga fillimi i këtij viti.

Ekspertët e komunikacionit u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat në trafik, ndërsa kërkojnë edhe shtim të kontrolleve policore gjatë sezonit veror, kur në vend rritet numri i automjeteve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop