July 14, 2026
1 min read

Rruga A drejt finalizimit, Rama: Brenda kësaj jave lidhet me rrugën B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të përfundojë lidhja e rrugës “A” me rrugën “B”, një segment i rëndësishëm për qarkullimin në kryeqytet.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama ka bërë të ditur se punimet në këtë zonë po vazhdojnë, ndërsa aktualisht janë duke u realizuar punimet për vendosjen e anësoreve në segmentin e fundit të rrugës “A”.

“Gjatë kësaj jave pritet të kryhet lidhja e Rrugës ‘A’ me Rrugën ‘B’. Vazhdojnë punimet në vendosjen e anësoreve në segmentin e fundit të rrugës ‘A’”, ka shkruar Rama.

Sipas njoftimit të kryetarit të Prishtinës, punimet janë pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të automjeteve në kryeqytet.

Latest from Blog

Go toTop