July 9, 2026
1 min read

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Rruga Junik-Gjeravicë është drejt përfundimit, ka njoftuar ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha.

Sipas Bashës, ky projekt ka vlerë mbi 4.8 milionë euro dhe financohet tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa po realizohet në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit me Komunën e Junikut.

Ai ka bërë të ditur se gjatë zbatimit të projektit janë paraqitur disa çështje pronësore, të cilat tashmë janë zgjidhur, duke mundësuar vazhdimin normal të punimeve deri në përfundim.

 “Asfaltimi i kësaj rruge do të forcojë lidhjen me një nga destinacionet më të bukura malore të vendit, duke nxitur zhvillimin e turizmit, ekonomisë lokale dhe krijimin e mundësive të reja për banorët e kësaj zone. Me qeverinë “Kurti”, si asnjëherë më parë po i japim prioritet investimeve në infrastrukturën e zonave malore. Këto janë investime që lidhin qytetarët, nxisin zhvillimin e turizmit dhe e bëjnë Kosovën më të qasshme”, ka shkruar Basha në Facebook, teksa ka postuar edhe një video nga punimet në këtë segment.

Latest from Blog

56 aksidente trafiku brenda 24-orëve në Kosovë

56 aksidente trafiku kanë ndodhur brenda 24-orëve të fundit në vendin tonë, ku 25 prej tyre kanë përfunduar me të lënduar dhe 31 me dëme materiale. Sipas statistikave të përgjithshme të policisë,
Go toTop