Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se politika e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, po ndikon edhe në ndryshimin e qëndrimeve të PDK-së.
Sipas tij, dikur zyrtarë të PDK-së kërkonin faljen e krimeve të luftës, ndërsa tani mbështesin vazhdimin e arrestimeve të të dyshuarve për këto vepra.
Rrustemi tha se arrestimet për krime lufte kanë nisur gjatë Qeverisë Kurti dhe se ato do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
/Demantim News/