April 23, 2026
1 min read

Sa lexojnë deputetët e Kuvendit?

Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, deputetët e Kuvendit të Kosovës u pyetën se sa lexojnë dhe kur është hera e fundit që kanë lexuar një libër.

Xhavit Haliti i PDK-së nuk tregoi.

Besnik Tahiri i AAK-së tha se libri që po e shoqëron së fundmi është “Qark i pambyllur burgjesh”, dhuratë kjo nga kolegu Enver Dugolli i Vetëvendosjes.

E botimi “Si vdesin demokracitë”, Hykmete Bajramit të LDK-së, po i asocon me gjendjen në Kuvend.

Për ministren Fitore Pacolli, përveç librit “Muzeu i Pafajësisë” nga Orhan Pamuk, kohën e fundit më shumë vëmendje po i marrin dokumentet zyrtare.

Keq me lexim nuk ia lë as deputetja Duda Balje, veç se jo në shqip.

Anise s’ka shumë kohë të lexojë, një tjetër shkrimtar të preferuar e ka Blerta Deliu e PDK-së.

Ligjvënësit u apelojnë të rinjve kosovarë të lexojnë më shumë dhe të qëndrojnë larg teknologjisë.

Latest from Blog

Go toTop