Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancën konstituive të legjislaturës së XI-të.
Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe do të zhvillohet në sallën e seancave të Kuvendit.
Sipas rendit të ditës, fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.
Më pas, deputetët do të bëjnë betimin, ndërsa në vazhdim pritet të zhvillohet procedura për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Rendi i ditës:
- Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve;
- Betimi i deputetëve;
- Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;
- Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.