Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se edhe partitë opozitare kanë përgjegjësi për mosmbajtjen ende të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas tij, opozita më herët ka kërkuar që konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë të mos bëhen pa një marrëveshje më të gjerë politike, përfshirë edhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Rrustemi theksoi se LVV po respekton afatet kushtetuese dhe po i lë hapësirë dialogut, duke shtuar se kur seanca thirret kritikohet se po nxitohet, ndërsa kur shtyhet për t’i dhënë mundësi bisedimeve, kritikohet pse nuk po thirret.
/Demantim News/