July 20, 2026
1 min read

Seanca ndaj Eqrem Avdullahut: Pranon fajësinë, aktgjykimi caktohet për 23 korrik

Eqrem Avdullahu ka pranuar fajësinë për veprën penale “kanosje” ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Drenas.

Pas pranimit të fajësisë, gjykata e ka miratuar atë, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 23 korrik 2026.

Avdullahu ka deklaruar se ndihet fajtor dhe ka kërkuar falje. Rasti lidhet me një koment të bërë në Facebook, ku Prokuroria pretendon se ai e kishte kanosur Gucatin.

Sipas aktakuzës, komenti ishte bërë në një postim në Facebook dhe i kishte shkaktuar të dëmtuarit frikë, ankth dhe pasiguri. /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop