July 15, 2026
1 min read

Sekretari i OSBE-së në Prishtinë, zhvillon takim me Kurtin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun Sinirlioğlu.

Kurti ka bërë të ditur se gjatë takimit ka falënderuar Sinirlioğlu për bashkëpunimin dhe kontributin e Misionit të OSBE-së në Kosovë në forcimin e institucioneve demokratike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen për sundimin e ligjit, raporton Demantim News.

Ai ka theksuar se stabiliteti arrihet përmes institucioneve të forta, luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe garantimit të të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët.

Kurti ka përmendur edhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke thënë se vendi ka shënuar rritje të bruto produktit vendor dhe progres në fushën e sigurisë publike.

Latest from Blog

Go toTop