by
October 7, 2025
1 min read

Sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara në Prishtinë, dy të arrestuar

Në një operacion të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë, gjatë mbrëmjes të së martës, janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i Parasë”.

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas disa muaj hetime intensive, kanë ndërmarrë një aksion në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë, në Prishtinë është ndaluar një veturë ku ndodheshin dy personat e dyshuar, të identifikuar me inicialet S.T dhe A.Th.

Gjatë kontrollit të automjetit janë sekuestruar 40,000 euro, të cilat në testimin fillestar janë konfirmuar si të falsifikuara. Policia ka kryer edhe kontrolle në dy lokacione të lidhura me personat e dyshuar: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të tyre.

Prokuroria Speciale dhe Policia po vazhdojnë hetimet, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me ligjin, ndërkohë bëhet e ditur se të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop