Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar ratifikimin nga Shqipëria të marrëveshjes për një hua prej 302 milionë dollarësh, e destinuar për rritjen e shpenzimeve në sektorin e mbrojtjes.
Për Demantim News, DASH bëri të ditur se huaja do ta ndihmojë Shqipërinë të përmbushë angazhimin për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si dhe do të shërbejë për modernizimin e Forcave të Armatosura përmes blerjes së pajisjeve me origjinë amerikane.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, falënderoi Shtetet e Bashkuara për mbështetjen, duke theksuar se kjo marrëveshje do të forcojë kapacitetet ushtarake dhe kontributin e Shqipërisë në NATO.
Marrëveshja është shoqëruar edhe me debat politik, pasi Partia Demokratike e ka dërguar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar shkelje procedurale gjatë miratimit në Kuvend.
/Demantim News/