Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë kontribuesi kryesor i misionit të KFOR-it, duke luajtur rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.
Ai theksoi se SHBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj misionit të KFOR-it, ndërsa bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës do të vazhdojë edhe pas procesit të optimizimit të pranisë ushtarake.
Siç raporton Demantim News, Ulutash nënvizoi se koordinimi mes KFOR-it dhe institucioneve të sigurisë është thelbësor për garantimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
/Demantim News/