Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për sulmet e fundit që ka kryer ndaj Iranit.
Në një postim në rrjete sociale, CENTCOM ka deklaruar se këto sulme janë kryer në mëngjesin e sotëm dhe se cak kanë pasur disa objektiva.
“CENTCOM lëshoi municione precize kundër sistemeve të mbrojtjes bregdetare dhe vendeve të magazinimit dhe lëshimit të raketave lundruese në Ishullin Greater Tunb gjatë valës 90-minutëshe.”, thuhet në njoftim.
Sipas Komandës Qendrore, sulmet degraduan më tej aftësinë e Iranit për të sulmuar anijet tregtare në Ngushticën e Hormuzit.