Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar numrin më të lartë të rasteve me fruth në 35 vitet e fundit.
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), deri në fund të korrikut janë konfirmuar 2.318 raste, duke tejkaluar totalin e regjistruar gjatë gjithë vitit 2025.
Siç raporton Demantim News, ekspertët e lidhin rritjen e rasteve me uljen e vaksinimit dhe hezitimin ndaj vaksinave në disa komunitete. Aktualisht, raste me fruth janë raportuar në 45 shtete, ndërsa autoritetet po menaxhojnë shpërthime të reja në Virxhinia, Pensilvani dhe Utah.
/Demantim News/