Një shtëpi është shembur sot rreth mesditës në rrugën “A” në Prishtinë, duke bërë që Policia e Kosovës të dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe të sigurojë zonën.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, i cili tha se njësitet policore po ndërmarrin veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale, ndërsa rrethanat e shembjes janë duke u hetuar. /Demantim News/